Connect with us

Sport

Juve lëviz për mbrojtës, pranë transferimit të Mustafit

Published

on

Princ Caffe Banners

Shkodran Mustafi mund të përfundojë te Juventusi.

Mbrojtësi shqiptar është me valixhe në duar dhe po pret një telefonat për tu transferuar tek skuadra e re.

Mustafi nuk bënë pjesë në planet e Arsenalit dhe trajneri Unai Emery i ka bërë të qartë se mund të largohet.

KESCO

Lëndimi i Giorgio Chiellinit, ka bërë që Juventusi të hedhet në sulm për transferimin e një qendërmbrojtësi.

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Sky Sports ka raportuar se Zonja e Vjetër e sheh Mustafin si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Giorgio Chiellini.

Juventus pritet të dërgojë një ofertë rreth 20 milionë euro në drejtim të Arsenalit për transferimin e shqiptarit.

Në rast se nuk arrihet Mustafi, kampionët në fuqi të Italisë kanë tjera alternativa si Jerome Boateng, Medhi Benatia apo Dejan Lovren. /KlinaPress/