Connect with us

Sport

Juventus-Napoli, përfudon ndeshja me rezultat befasues

Published

on

Pex Host Big

Juventusi me shumë mund ka mposhtur Napolin.

Napoli ka treguar se është njëra prej skuadrave pretendent për ta fituar Serie A por ishin të pafat në ndeshjen e sotme në Allianz Stadium të Juventusit.

KESCO

Napolitanët arritën ta barazojnë rezultatin por një autogol në minutat e fundit bëri që ata ta humbin këtë ndeshje.

Pas ndeshjes spektakël të Napolit kundër Fiorentinës me rezultat 3-4, Napoli ka humbur sot me të njëjtin rezultat nga Juventusi.

Juventus ishte më kërkues në fillim të pjesës së parë, por mundësitë për të shënuar i kishte Napoli.

Megjithatë, në minutën e 16-të, Danilo shënoi porsa hyri në lojë. Ishte një kundërsulm i Juves ku Costa asistoi për mbrojtësinë e ri të Juves.

Tre minuta më vonë Juve do ta gjente edhe golin e dytë. Kësaj radhe do të shënonte Higuain kundër ish skuadrës së tij në minutën 19-të.

Me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë për të vazhduar me spektakël në pjesën e dytë. Juventusi e trefishoi epërsinë në minutën e 62-të me anë të Ronaldos.

Goli i tretë sikurse i liroi Juventusin dhe e morën si fitore këtë ndeshje por kështu nuk menduan Napoli.

Ata arritën që të shënojnë dy gola të shpejtë në minutën e 66 dhe 68 ku shënuan dy prurjet e reja të Napolit, Kostas Manolas dhe Hirving Lozano.

Napoli arriti që ta barazonte rezultatin në minutën e 81-të me anë të Giovanni Di Lorenzo.

E kur mendohej që Napoli po shkonte drejt një barazimit të madh në minutën e parë shtesë të ndeshjes Koulibaly shënon autogol.

Me këtë fitore Juve merr gjashtë pikë nga dy xhiro të zhvilluara në Serie A, kurse Napoli mbetet me tri pikë./KlinaPress/