Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

JUVENTUSI E OFRON PJANICIN TE CHELSEA PËR JORGINHON

Published

on

SIGMA Banners

Maurio Sarri duket se dëshiron të ribashkohet për të tretën herë me Jorginhon.

Trajneri i Juventusit po tenton që të transferojë mesfushorin braziliano-italian në Allianz Stadium në afatin e verës.

Sipas Calciomercatos, Sarri nuk ka besim më në Miralem Pjanicin dhe është i gatshëm që t’i ofrojë ish-skuadrës së tij mesfushorin boshnjak.

KESCO

Që kur e largoi nga formacioni në përballjen ndaj Interit që fituan 2-0, ajo ishte paraqitja më e mirë e torinezëve në këtë edicion.

Jorginho në anën tjetër është i pëlqyer nga Frank Lamaprd, mirëpo nëse kampioni i Serie A-së ofron edhe një shumë të parave, marrëveshja mund të realizohet.

Kujtojmë se ishte Sarri që e kishte transferuar Jorginhon te Napoli, më pas te Chelsea, ndërsa tani e dëshiron edhe te Zonja e Vjetër. /Telegrafi/