Connect with us

Sport

Juventusi i gatshëm ta largojë Demiralin ose Ruganin

Published

on

ART MOTION

Pas transferimeve të bëra në këtë afat kalimtar, Juventusi po mendon që t’i largojë disa lojtarë, në mënyrë që të ketë hapësirë edhe për disa lojtarë të rinj.

Calciomercato raporton se Zonja e Vjetër është duke planifikuar që në këtë verë ta largoje Merih Demiralin ose Daniele Ruganin.

Të dy mbrojtësit e shohin veten në mesin e lojtarëve që do të kenë pak minuta në sezonin e ri, pas arritjes së Matthijs de Ligt nga Ajaxi për 85 milionë euro.

KESCO

Merih Demiral (Foto: Juventus FC/Twitter)

Skuadra torinase është e gatshme që ta largojë njërin prej mbrojtësve, ndërsa Roma dhe Milani, janë në garë për transferimin e tyre.

Kampioni i Serie A-së aktualisht në skuadër mbrojtës si, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe de Ligt, andaj mbrojtësi italian me gjasë do të qëndrojë. /KlinaPress/