Connect with us

Sport

Juventusi nuk është dorëzuar për Rakiticin

Published

on

Shell Banners

Juventusi raportohet se nuk do të heqë dorë nga Ivan Rakitic dhe mund të kthehet në janar për të tentuar transferimin e mesfushorit të Barcelonës.

Rakitic përfundoi verën duke qëndruar te Barcelona pasi Juve nuk pranoi ta këmbejë atë me italianin Federico Bernardeschi.

Sidoqoftë, gazeta italiane Tuttosport pretendon se kroati kishte arritur një marrëveshje për sa i përket kushteve personale me Bianconerët dhe ende shpreson se ai mund të lëvizë vitin e ardhshëm.

KESCO

Gazeta shton se ai është mesfushori ideal për stilin e ngutshëm dhe me pasime të shkurtra, që Maurizio Sarri po përpiqet të implementojë te Juve.

Rakitic u bashkua me Blaugranët nga Sevilla në vitin 2014 dhe ka vazhduar të fitojë katër tituj të La Ligas dhe një Ligë të Kampioënve në 269 paraqitjet e tij. /KlinaPress/