Connect with us

Sport

Juventusi udhëheq garën për transferimin e Rose

Published

on

GorenjeKosova

Juventusi thuhet se është duke udhëhequr garën për mbrojtësin e majtë të Tottenhami Hotspur, Danny Rose, me PSG, Schalke 04 dhe Newcastle United të interesuar gjithashtu për të.

Sipas gazetës britanike The Mirror, mbrojtësi anglez ka përfunduar në listën e dëshirave të ish-trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri.

Pas transferimit të Kieran Trippier te Atletico Madridi këtë javë, Juve mund të ia rrëmbej Tottenhamit mbrojtësin e majtë, Rose.

KESCO

Danny Rose (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Rose është 29-vjeçar dhe ka 27 paraqitje me Anglinë, ndërsa vlerësohet në afërsisht 25 milionë euro.

Ai është nën kontratë deri në qershor të vitit 2021 dhe sezonin e kaluar siguroi pesë asistime në 37 ndeshje konkurruese për Spurs.

Besohet gjithashtu se interes për Rose kanë shfaqur edhe Paris Saint-Germain, Schalke 04 dhe Newcastle United. /KlinaPress/