Connect with us

Sport

Juventusi vendos limitin e shifrës që ofron për Icardin

Published

on

Pex Host Big

Juventusi thuhet se e ka bërë të qartë se ata nuk do të kalojnë shifrën prej 40 milionë euro për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sipas Corriere dello Sport, kjo shifër është të paktën 20 milionë euro më pak se çmimi i kërkuar nga Interi, edhe nëse klubet janë të përgatitura që kjo shifër të arrihet me bonuse.

Gazeta shpjegon se ‘bisedimet indirekte’ midis dy klubeve tashmë kanë ndodhur dhe mund të ketë më shumë të reja në ditët në vijim.

KESCO

Kjo pasi që ata janë të vetëdijshëm se Interi duhet ta zgjidhë të ardhmen e tij sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që të nënshkruhet një zëvendësues.

Me këtë në mendje, Zonja e Vjetër mund të zgjedhë të presë deri në verën e vitit e vitit 2021 dhe të sjellë argjentinasin si transferim të lirë. /KlinaPress/