Connect with us

KlinaPress Tv

K.H. Dukagjini me bukë e sallam hynë në superligël

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Klubi Hendbollistik, Dukagjini, 3 vite pas formimit ka siguruar inkuadrimin në superligën e hendbollit të Kosovës. Një sukses ky mjaftë i madh, duke pasur parasysh moshën e re mesatare të ekipit dhe kushtet jo të mira financiare.
Megjithëse komuna e Klinës vitin e kaluar e kishte mbështetur këtë klub me mjete financiare, duke pasur për bazë edhe mundësitë e vogla buxhetore të saj, problemet me financa nuk kanë të ndalur.
Një nga hendollistët e këtij ekipi ka treguar për klinainfo, se drejtuesit nuk kanë pasur mundësi që të paguajnë as shpenzimet elementare të klubit dhe se lojtarët para lojës janë detyruar që para ndeshjeve të ushqehen me ushqime jo kalorike.
“Jemi ushqyer me bukë dhe sallam. Kjo ka ndikuar edhe në lodhje të lojtarëve”, tha në kushte anonimiteti njëri nga lojtarët e ekipit./KLINAPress/