Connect with us

Lajme

Kabineti i ministres Bajrami shpenzon 6 herë më pak në muaj se ai i ministrit Bytyqi

Published

on

COVID-19

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpenzuar mbi gjashtëfish më pak para nga buxheti i shteti se kabineti i kaluar i kësaj ministrie, shkruan Gazeta Sinjali.

Në të dhënat e shpenzimeve të publikuar nga kjo ministri, shihet se kabineti i ministres Hykmete Bajrami për muajin shkurt të këtij viti ka shpenzuar 4 mijë e 872 euro, 22 mijë euro më pak se kabineti i ministrit të kaluar të Arsimit, Shyqiri Bytyqi i cili gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar shpenzoi 27 mijë e 193 euro.

Sipas të dhënave të publikuara, kabineti i ministres Bajrami për paga shpenzoi 4 mijë e 188 euro, 13 mijë e 883 euro më pak se kabineti i ministrit të kaluar, pagat e të cilit buxhetit të shtetit i kushtuan hiq më pak se 18 mijë e 71 euro.

KESCO

Mbi gjashtë mijë euro kabineti i ministrit Bytyqi kishte shpenzuar brenda muajit për udhëtime e dreka zyrtare, si dhe karburant për vetura, për të cilat kabineti i ministres Bajrami harxhoi vetëm 328 euro.

Shtatëmbëdhjetëfish më shumë kabineti i ministrit Bytyqi kishte shpenzuar për mëditje, 908 euro krahasuar me kabinetin e qeverisë së tanishme që për mëditje gjatë një muaji shpenzoi vetëm 52 euro./KlinaPress./