Connect with us

Lajme

Kadaj-Bujupi flet për heqjen e taksës, thotë se e ka defaktorizuar kryeministrin në dialog

Published

on

PEX HOST 728×90

Donika Kadaj-Bujupi ka folur edhe njëherë për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Deputetja e AAK’së, Donika Kadaj Bujupi, ka thënë se heqja e taksës e ka defaktorizuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në dialogun përballë Serbisë, duke i dhënë shumë fuqi presidentit Hashim Thaçi.

Kadaj-Bujupi ishte deputete e VV’së në kohën kur Thaci ishte zgjedhur president, ndërsa ajo bashkë me deputetët e tjerë të VV’së hodhën gaz lotsjellës në atë seancë.

“Që presidenti të mos kthehet në dialog duhet që taksa të qëndrojë. Thaci është faktor destabilizues në Kosovë dhe për ëktë ne ishim kundër që ai të zgjidhej president. Ai është figura kryesore në vend që ka investuar në idenë për shkëmbimin e territoreve”, ka thënë ajo.
“Heqja e taksës e ka defaktorizuar kryeministrin në dialog”, shton ajo./KlinaPress./

KESCO