Politikë
Kadri Veseli kujton masakrën e Krushës së Madhe

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar masakrën e Krushës së Madhe.
Veseli ka përkujtuar 26 marsin, tragjedinë e Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë.
Ai e ka përshkruar si tragjedi nga ato që ta ndalin frymë.
‘’26 marsi nuk është një datë e zakonshme dhe kurrë më i njëjtë. Është datë trishtë, e zezë dhe e dhimbshme. Na përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq.
Tragjedi nga ato që ta ndalin frymën por edhe tregojnë për çmimin e madh të lirisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta’’./KlinaPress./