Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Kaka zgjedh më të mirin: Messi apo Ronaldo?

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Messi apo Ronaldo? Kjo është përgjigja e Kaka.

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, kjo pyetje që do të bëhet gjithmonë, sa edhe do të ekzistojë futbolli.

Të dy këta futbollistë, kanë ngritur këtë sport në një nivel tjetër, dhe me të drejtë llogaritën si më të mirët në histori.

KESCO

Kaka, ish fitues i Topit të Artë, ka qenë i radhës që është pyetur se cili është më i mirë, mes Messit dhe Ronaldos, përcjell lajmi.

Edhe pse me pak hezitim, Kaka u përgjigj: “Messi. Messi është gjeni, është një talent i pastër, mënyra sesi luan është e pabesueshme”.

Braziliani nuk la pa lavdëruar edhe Ronaldon.

“Ishte një makinë. Nuk është vetëm mënyra se si është i fortë, fuqishëm, i shpejtë, ai është i fortë edhe mendërisht. Ai gjithmonë dëshiron të fitojë, ai dëshiron të luajë, të jetë më i miri, për mua është gjëja më e pabesueshme që ka Cristiano. Në historinë e sportit është në top 5 apo top 10 padyshim”./KlinaPress./