Connect with us

Sport

Kalimi i Alderweireld te Roma është afër të dështojë

Published

on

GorenjeKosova

Kalimi i Toby Alderweireld te Roma thuhet se është afër të dështojë, pasi Tottenham Hotspur nuk pranon ta ulin çmimin e lojtarit prej 30 milionë eurosh.

Mbrojtësi belg është duke e kërkuar largimin nga skuadra angleze, mirëpo Giallorossët nuk duan të paguajnë më shumë se 20 milionë euro.

Sipas SunSport, klubi italian është pajtuar me mbrojtësin 30-vjeçar rreth kushteve personale, mirëpo marrëveshja me Tottenhamin ka ngecur.

KESCO

Toby Alderweireld (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

Edhe pse Alderweireld po kërkohet nga Arsenali dhe Juventusi, romakët janë e vetmja skuadër që ka bërë ofertën e parë.

Por, Giallorossët duhet fillimisht që të arrijnë marrëveshje me skuadrën angleze, në mënyrë që të përfundohet transferimi, derisa marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 25 milionë eurove. /KlinaPress/