Connect with us

Sport

KB Rahoveci do të përballet me Cluj Napoca në FIBA Europe Cup

Published

on

PEX HOST 728×90

KB Rahoveci e ka mësuar emrin e kundërshtarit për përballjen në FIBA Europe Cup.

Rahovecianët aventurën në garën ndërkombëtare do ta fillojnë kundër skuadrës nga Rumania, Cluj Napoca.

Natyrisht se për skuadrën kosovare nuk do të jetë përballje e lehtë, pasi skuadra rumune ka eksperiencë në garat ndërkombëtare.

KESCO

KB Rahoveci ka njoftuar në llogarinë e tyre në Facebook se do të përballen me Cluj Napocan, derisa do të ofrojnë informata shtesë rreth datës dhe kohës së përballjes.

Skuadra rahoveciane ka disa ditë që ka filluar përgatitjet për përballjet në FIBA Europe Cup, e që do të shpresojë të ketë sukses edhe në arenën ndërkombëtare. /KlinaPress/