Connect with us

ShowBiz

Këngëtarja serbe Ceca reagon pas ndalimit të transmetimit të këngës së saj në RTSH

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Autoriteti i Mediave Audiovizive në Shqipëri (AMA) i ka tërhequr vërejtjen Radiotelevizionit Publik Shqiptar, për transmetimin e këngëve të këngëtares serbe, Ceca.

Kjo ka ardhur pas ankesave që i janë drejtuar AMA-s që në thelb kishin përfshirjen në program me muzikë në gjuhën e pakicave të asaj dite dhe të këngëtares serbe, Svetllana Razhnatoviq, e njohur me emrin e artit si Ceca.

Pas këtij vendimi ka reagur këngëtarja serbe Svetlana Ceca Raznatovic, duke thënë se ky vendim është një manipulim klasik dhe se këngët e saj gjithmonë kanë qenë me tematikë dashurie.

KESCO

Nuk jam e infromuar se këngët e mia janë ndaluar në Shqipëri. Mendoj se muzika nuk duhet të ketë kufij dhe pengesa. Të paktën kjo është rregulli që unë kam mësuar për më shumë se tridhjetë vjet në karrierën time. Nuk kam dërguar asnjë mesazh politik ose urrejtje përmes këngëve të mia. Këngët e mia gjithmonë, janë bazuar në mesazhet e dashurisë, sepse këngët e mia bashkojnë njerëzit. Ndërsa i dua të gjithë njerëzit”, tha Ceca për mediat serbe./KlinaPress/