Connect with us

Lajme

Kërkohet të hetohet edhe Policia për rastin e vrasjes së 12 vjeçarit

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Me 11 korrik në Fushë Kosovë është gjetur i vdekur një fëmijë 12 vjeçar. Sipas Policisë dhe Prokurorisë i njëjti fillimisht është dhunuar seksualisht e më pas është vrarë nga një 20 vjeçar.

Policia tek sot ka arrestuar të dyshuarin ndërsa për këtë rast tek sot ka reaguar Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve KOMF.

Përmes një konference për media ky koalicion ka kërkuar nga Prokuroria që rasti të zbardhet sa më shpejt.

KESCO

Përveç zbardhjes së rastit, KOMF ka kërkuar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës që të hetohet nëse ka pasur neglizhencë në trajtimin e këtij rasti nga ana e Policisë së Kosovës, meqë rasti i njëjtë ishte raportuar qysh në janar të këtij viti.

Drejtoresha e KOMF-it Donjeta Kelmendi, tha se kërkojnë veprime të menjëhershme nga Prokuroria për zbardhjen e këtij rasti.

“KOMF kërkon veprime të menjëhershme nga Prokuroria për zbardhjen e rastit të vdekjes së fëmijës. Sipas informacioneve të Policisë, fëmija ka pasur  shenja dhune, po ashtu sipas informacioneve të publikuara nga mediat raporti i autopsisë i bërë në trupin e 11 vjeçarit ka vërtetuar se viktima është dhunuar seksualisht tri herë nga i njëjti person. Sipas obduksionit plaga e dhunimit ishte e freskët në trupin e 11 vjeçarit dhe këtë e kanë bërë me dije mjekët ligjor të Institutit të Mjekësisë Ligjore për mediat. Ju bëjë me dije që KOMF ka kërkuar të ketë qasje në raportin e autopsisë, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore i është përgjigjur koalicionit që raporti i autopsisë për rastin në fjalë është në kompletim e sipër në pritje të analizave të tjera dhe pas kompletimit do t’i dorëzohet prokurorit të rastit. Pra, për momentin nuk kemi pasur qasje që të kemi informacione rreth përmbajtjes së raportit të autopsisë”, tha  Kelmendi.

Kelmendi tha se për ta mbetet shqetësuese që nëna e viktimës e kishte raportuar rastin në Policinë e Kosovës, e për këtë ajo tha se kanë dërguar kërkesë zyrtare që të shohin se si ka qenë reagimi institucional për mbrojtjen e jetës së fëmijës.

“Rasti është raportuar në Polici me datën 29 janar 2019 dhe tek pas tre muajve me datën 15 prill 2019 Policia e Kosovës kishte ngritur kallëzim penal ndaj personit të dyshuar në këtë rast dhe i njëjti rast ishte proceduar në Prokurori, përderisa nuk ishte ngritur aktakuzë dhe personi për të cilin familja dhe fëmija po pretendonte që ishte kryerësi kishte mbetur i lirë. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rasteve të cilat prekin fëmijët dhe po ashtu ndjeshmërinë e veprave penale kundër trupit dhe integritetit seksual, vepra për të cilat viktima dhe familja e viktimës pretendonin të jenë kryer tek i ndjeri rasti i tillë do të duhej të merrej me prioritet të lartë. Në këtë rast KOMF kërkon nga Inspektorati i Policisë së Kosovës të hetoj këtë rast për të nxjerrë nëse ka pasur neglizhencë dhe në rast se ka pasur neglizhencë nga Policia e Kosovës Prokuroria duhet të ngritë kallëzim penal për Policinë”, tha ajo.

Sa i përket reagimit të KOMF-it pas 7 ditëve nga kur ka ndodhur rasti, Kelmendi tha se informacionet e para për rastin kanë qenë të mangëta dhe si koalicion i kanë procedurat e brendshme që reagimin duhet ta kenë në bazë të fakteve dhe përgjigjeve të institucioneve për rastin. Ajo tha se kanë dal me reagim vetëm pasi kanë marrë të gjitha informacionet.

Ndërsa, anëtari i KOMF-it Gani Lluka, se ky rast është tipik që shpërfaqë një dështim të krejt sistemit të mbrojtjes së fëmijës.

“Ky rast është rast tipik ku përmes tij shpërfaqet një dështim i krejt sistemit të mbrojtjes së fëmijës. Do të thotë ky rast e paraqet dështimin e krejt sistemit, kur flas për sistem flas duke ia nisur prej familjes për të cilën kemi të dhëna, duke ia nisur prej komunitetit për të cilin kemi të dhëna sigurisht, duke ia nisur prej institucioneve të mirëqenies sociale, institucioneve të sigurisë, prej niveleve qendrore. Do të thotë janë të përfshirë të gjitha nivelet”, tha ai.

Përgjegjësi dhe veprime të menjëhershme KOMF ka kërkuar për gjendjen e rëndë në të cilën shteti dhe institucionet sipas tyre vazhdojnë t’i lënë fëmijët në situatë rruge, të përfshirë në punë të rënda, duke u përballur me rreziqet e shumta përfshirë abuzimin seksual, trafikimin dhe vrasjen.

Po ashtu, në këtë konferencë u bë e ditur se me datat 4, 5, 6 dhe 11 qershor 2018 në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit janë vëzhguar dhe numëruar 153 fëmijë në situatë rruge të përfshirë në punë të rënda.

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për dhunim e vrasje të 12 vjeçarit në Fushë Kosovë, i cili pak ditë më parë dyshohet se ka vrarë të miturin në Fushë Kosovë, në trupin e të cilit u gjetën edhe shenja të dhunës seksuale./KlinaPress./