Connect with us

ShowBiz

Kështu i lufton Bebe Rexha problemet me shëndetin mendor

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha foli shumë hapur për sfidat e saj të përditshme.
“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër foto glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq,” shkroi ajo.

Ajo vazhdoi të shpjegojë se gjendja e saj aktuale mendore ishte arsyeja pse kohët e fundit nuk kishte qenë aktive në mediat sociale. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se depresioni i saj kishte qenë sabotues i marrëdhënieve të saj.

Këngëtarja tha se po ndihet shumë e mërzitur dhe e vetmuar.

KESCO

Mirëpo ka një mënyrë se si ajo arrin të mbajë nën kontroll të gjithë gjendjen e psikologjike.

Këngëtarja “I’m a Mess” vazhdoi të shtojë se e vetmja gjë që e mbajti të shëndoshë ishte të qenurit në studio duke punuar në albumin e saj të ardhshëm. Ajo e përshkroi muzikën si “shëruese” dhe u premtoi fansave të saj se do të dëgjonin këngët e saj të reja së shpejti./KlinaPress./