Connect with us

Lajme

Këto janë profilet e kandidatëve për kryeministër të Kosovës

Published

on

Princ Caffe Banners

Vendi ynë do të ketë zgjedhje me 6 tetor.

Partitë politike i kanë zyrtarizuar tashmë kandidatët e tyre për kryeministër.

Kadri Veseli nga PDK-ja, Albin Kurti nga Vetëvendosje, Vjosa Osmani nga LDK-ja, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-PSD, dhe Fatmir Limaj nga koalicioni Nisma-AKR do të garojnë për të parin e Qeverisë në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, transmeton KlinaPress.

Lajmi.net ua sjell profilin e të gjithë kandidatëve për kryeministër nga partitë politike.

KESCO

Kadri Veseli

Kadri Veseli lindi në Braboniq të Mitrovicës më 31 maj të vitit 1966 (52 vjeç). Aktualisht ai është drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës.

Veseli ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës ai ishte edhe shef i Shërbimit Informativ të Kosovës, organizatë kjo e intelegjencës shtetërore pas luftës.

Veseli filloi studimet e larta të arsimit në vitin 1990 në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës dhe Shkollën e Lartë Pedagogjike në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shkak të rrethanave politike, Veseli pjesën tjetër të studimeve e përfundoi në Shqipëri.

Veseli ka diplomë Bachelor të Universitetit të Kamzës në Shqipëri, si dhe një në Menaxhim të Përgjithshëm në Sheffield University në Selanik të Greqisë.

Aktualisht është duke përgatitur tezën e doktoraturës në Ljubljanë të Sllovenisë.

Ai ishte i angazhuar gjatë viteve 1988-1990 në lëvizjen studentore kosovare për të drejtat politike dhe njerëzore të shqiptarëve të Kosovës, përfshirë edhe të drejtën për pavarësi.

Gjatë luftës ai u emërua komandant i Shërbimit të Intelgjencës, e cila më pas u transformua në Shërbimin Informativ të Kosovës, organizatë e cila u shpërbë më 2008.

Veseli u anëtarësua në fund të 2012-tës në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërkaq që më 27 janar u zgjodh nënkryetar i partisë.

Si kryetar i Kuvendit ai u zgjodh në dhjetor të vitit 2014. Pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, Veseli mori drejtimin e PDK-së, ndërkaq që më 2017 u rizgjodh kryetar i Kuvendit.

Veseli po ashtu u rizgjodh kryetar i partisë këtë vit.

Kadri Veseli është baba i katër fëmijëve.

Vjosa Osmani

Vjosa Osmani lindi më 17 maj të vitit 1982 (37 vjeç), në Mitrovicë.

Shkollën fillore dhe atë të mesme e përfundoi në qytetin e saj të lindjes. Studimet themelore i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërkaq që ato master dhe doktoraturën në Universitetin e Pitsburgut në SHBA.

Vjosa Osmani dallohej si studente e shkëlqyer dhe bursiste përgjatë viteve të saj të studimit.

Gjatë angazhimit në Kuvendin e Kosovës ajo shërbeu si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme, paraprakisht në Komisionin për Integrime Evropiane si dhe nënkryetare e Komisionit për Reforma Kushtetuese në Kosovë.

Angazhimi politik i familjes së Vjosa Osmanit, ndikoi në formimin dhe angazhimin e saj politik.

Karriera politike e Vjosës filloi qysh në adoleshencë, kur edhe ishte aktiviste e LDK-së, për t’u ngritur më pas ndër vite.

Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëherëshëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Tash e tri mandate, Osmani është deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Ndonëse në moshë të re, ajo njihet për kontributin e saj të dhënë për pavarësimin e Kosovës, saktësisht njihet kontributi i saj në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku në atë kohë ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, rast të cilin Kosova e kishte fituar kundrejt Serbisë.

Në këtë proces, Vjosa ka shërbyer si përfaqësuese e Kosovës.

Ka publikuar libra, artikuj, monografi dhe punime nga fusha e të Drejtës Ndërkombëtare dhe Komerciale, si në gjuhën shqipe, ashtu edhe në atë angleze.

Albin Kurti

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 (44 vjeç), në Prishtinë , në atë kohë pjesë e Jugosllavisë. Kurti është me origjinë nga një familje shqiptare nga Vladimiri në Ulqin , Mali i Zi . Babai i Kurtit u transferua në Prishtinë në kërkim të punës, para se Albini të lindte atje.

Në dukje, Albin Kurti erdhi më 1997 si nënkryetar i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, dhe organizator kryesor i demonstatave të 1997-tës.

Në kohën kur Adem Demaçi u bë përfaqësuesi politik i UÇK-së, Kurti kishte punuar në zyrën e tij.

Në prill 1999, gjatë sulmeve ajrore të NATO-s ndaj Jugosllavisë ai u arrestua nga forcat jugosllave.

Më vonë po atë vit ai u akuzua për “rrezikimin e integritetit territorial të Jugosllavisë dhe komplotin për të kryer një aktivitet armik të lidhur me terrorizmin”, i cili mbante një dënim maksimal me 20 vjet burg, dhe u dënua me 15 vjet burg.

Ai u la i lirë në dhjetor 2001.

Që nga lirimi i tij, ai ka punuar jashtë politikës së partive në Kosovë, por ka qenë një kritik i ashpër i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) dhe i korrupsionit.

Ai organizoi protesta në mbështetje të familjeve të atyre, të afërmit e të cilëve u zhdukën në luftë, dhe në favor të vetëvendosjes së Kosovës.

Më 23 prill 2003, ai u diplomoi në Shkencat Kompjuterike dhe Telekomunikuese në Universitetin e Prishtinës.

Ai ishte një aktivist për Rrjetin Aksion për Kosovën (AKN), i cili u formua në 1997.

Në vitin 2004 Albin Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të fundit udhëhiqet prapë nga ai.

Kurti aktualisht është kryetar i Vetëvendosjes, e cila u shndërrua në parti politike parlamentare.

Para tij, postin e kryetarit të partisë e mbante Visar Ymeri.

Ramush Haradinaj

Haradinaj lindi më 3 korrik të vitit 1968 (51 vjeç), në Gllogjan, të Deçanit.

Haradinaj njihet si ish-oficer dhe drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën e Dukagjinit.

Para se të rimerrte postin e kryeministrit më 2017, këtë pozitë aie mbante edhe ndërmjet viteve 2004 dhe 2005.

Pas luftës, Haradinaj hyri në politikë, por shpejt dha dorëheqjen pasi u akuzua nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë

Ai u lirua nga të gjitha akuzat më 3 prill 2008.

Prokuroria apeloi kundër lirimit dhe argumentoi se nuk iu dha kohë e mjaftueshme për të siguruar dëshminë e dy dëshmitarëve kritikë.

Në vitin 2010 Dhoma e Apelit ra dakord dhe urdhëroi një rigjykim të pjesshëm në Hagë , Holandë.

Ri-gjyqi zgjati pak më shumë se dy vjet dhe më 29 nëntor 2012, Haradinaj u lirua për herë të dytë për të gjitha akuzat.

Prejardhja e tij atërore është nga fshati Berishë në veri të Shqipërisë, rreth qytetit të Pukë .

Ai e kaloi rininë në fshatin e tij të lindjes me prindërit dhe motrat e tij. Shkollën fillore e mbaroi në Irzniq dhe shkollën e mesme në Deçan dhe Gjakovë.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në 1987, ai përfundoi shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Ushtrinë Popullore Jugosllave .

Pas Luftës së Kosovës , Haradinaj ndoqi shkollën juridike në Universitetin e Prishtinës .

Haradinaj gjithashtu ka një diplomë master në biznes nga Universiteti Amerikan në Kosovë , i cili është i lidhur me Institutin e Teknologjisë Rochester në New York .

Më 19 korrik 2019, Haradinaj dha dorëheqjen pasi u thirr në intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Fatmir Limaj

Fatmir Limaj lindi më 4 shkurt 1971 (48 vjeçar), në Banjë, të Malishevës.

Gjatë luftës në Kosovë, Limaj ishte komandant në zonën e Llapushnikut, i njohur me nofkën “Çeliku”.

Pas luftës ai ishte një nga themeluesit e asaj që tani është partia më e madhe politike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës.

Në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor 2010 ai ishte lideri i tretë më i votuar në të gjithë vendin por ai vendosi të mos jetë pjesë e qeverisë.

Limaj u akuzua për një rast tjetër të krimit të luftës nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë(EULEX).

Ai u mbajt për shtatë muaj në arrest shtëpiak dhe më 21 mars Gjykata i shpalli të gjitha deklaratat e dëshmitarit X si të papranueshme ndërsa e gjithë aktakuza ishte bazuar në ato deklarata.

Disa orë pas kësaj Limaj u la i lirë me urdhër të gjykatës.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore, Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë.

Pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj u shpall si nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv.ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme.

Pas triumfit në Hagë, ai iu rikthye sërish jetës politike si nënkryetar i PDK-së.

Në zgjedhjet e mbajtura në dhjetor 2010 ai ishte lideri i tretë më i votuar në të gjithë vendin por ai vendosi të mos jetë pjesë e qeverisë.

Fatmir Limaj u zgjodh si ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës.

Limaj do t’i ndante rrugët me PDK-në më formimin e partisë “Nisma”, kryetar i të cilës ai është aktualisht./KlinaPress/