Connect with us

ShowBiz

Khloe demaskohet nga fansat pasi duket më ndryshe në imazhet e reja

Published

on

GorenjeKosova

Ylli televiziv, Khloe Kardashian, ka shokuar fansat me pamjen e saj të fundit, madje shumë prej tyre thonë se as nuk e njohin atë.

35-vjeçarja në llogarinë personale, Instagram, ka publikuar disa fotografi, derisa tregon kujdesin e lëkurës, por që duket larg ditëve të tjera të zakonshme.

Ajo postoi një varg fotografish pas trajtimit të saj dhe në bazë të pamjes shihet se ka zmadhuar akoma më shumë buzët.

KESCO

Megjithatë, ndjekësit mbetën të mërzitur nga imazhet, pasi thanë se ajo nuk duket si Khloe që ata njohin dhe e duan.

Më pas, Khloe mbylli të gjitha komentet në Instagram, gjë kjo që nuk i ndaloi përdoruesit e rrjetit social, Twitter t’i komentojnë fotografitë në faqet e tyre.

Një person ka shkruar: “Kush është Khloe Kardashian më? Ajo duket si një person krejt tjetër”.

“A po e them unë apo Khloe po duket më shumë me operacione plastike tani?”, ka shkruar një tjetër. /KlinaPress/