Connect with us

Lajmet/Botë

Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen në Gjermani

Published

on

kisha-behet-“xhami”-per-myslimanet-qe-s’kane-ku-te-falen-ne-gjermani
GorenjeKosova

Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit.

Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.

KESCO

“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës” ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry.

“Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.

Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave. /REL

The post Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen në Gjermani appeared first on Klina.info.