Sport
Klopp: Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në Evropë

Jurgen Klopp ka thënë se Jadon Sancho është njëri ndër talentët më të mëdhenj në botën e futbollit.
Sulmuesi i talentuar shkëlqeu në fitoren 3-2 të Borussia Dortmundit ndaj Liverpoolit, e që trajnerin gjerman kishte vetëm lëvdata për anglezin.
I pari i The Reds, që ishte trajner i skuadrës gjermane, ka deklaruar se 19-vjeçari mund të bëhet njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në vitet e ardhshme.

Jadon Sancho kundër Liverpoolit (Foto: Joe Robbins/Getty Images/Guliver)
“Shpejtësia dhe kontrolli që ka mbi trupin e tij, e bën atë si një lojtar unik dhe të rrezikshëm për kundërshtarët”, ka thënë Klopp pas humbjes nga ish-skuadra e tij.
“Të jesh i mirë në hapësira të mëdha dhe ato të vogla, të bën një lojtar shumë interesant dhe të kërkueshëm nga të gjithë – kështu është Jadon”.
Jadon Sancho është bërë cak i shumë skuadrave në këtë afat kalimtar, mirëpo Dortmundi po refuzon ta shesë në këtë verë edhe pse i ka caktuar një vlerë prej 100 milionë eurosh. /KlinaPress/