Connect with us

ShowBizzi/Ndërkombëtarë

Kompania e Kim Kardashian dhuron 1 milion dollarë për familjet e prekura nga Covid-19

Published

on

PEX HOST 728×90

Kim Kardashian ka treguar anën e saj humane.

Kim Kardashian ditë më parë bëri të ditur se një pjesë të fitimeve nga linja e re e produkteve të “Skims” do t’i dhurojë për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, shkruna lajmi.net.

Bukuroshja, me anë të një postimi në rrjete sociale, bëri të ditur se “Skims” po dhuron 1 milion dollarë.

KESCO

Ky donacion bëhet për t’i mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë, gjatë kësaj krize të krijuar nga pandemia COVID-19.

“Për të mbështetur nënat dhe fëmijët në nevojë gjatë kësaj kohe, unë jam krenare të njoftoj se @SKIMS ka vendosur të dhurojë 1 milion dollarë për familjet e prekura nga COVID-19. Të hënën, ne do të rivendosim koleksionin që filluam së pari dhe duke bërë kështu, do të jemi në gjendje të ndihmojmë në lehtësimin e atyre që preken nga kjo pandemi”, ka shkruar ajo.

Ky koleksion do të jetë në shitje që nga 30 marsi në orën 9:00./KlinaPress./