Connect with us

Lajme

Komuna e Malishevës ndihmon edhe të moshuarit që jetojnë vetëm

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Malishevë, 3 prill
Në këtë periudhë kur Komuna e Malishevës, është në karantinë, qytetarët nuk mund të lëvizin, por ka prej tyre që janë në moshë të shtyrë dhe jetojnë vetëm, ndërsa jeta e tyre bëhet edhe më e vështirë, pasi nuk mund ti vizitoj askush. Një prej tyre është edhe H.G. nga Kijeva, të cilën sot e ka vizituar nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe e ka ndihmuar me pako ushqimore.
Gjendja e saj, është lajmëruar nga banorët e Kijevës, dhe në bashkëpunim me kryetarin e Kijevës, Bashkim Gashi, nënkryetari Berisha, e ka vizituar dhe i ka ofruar mbështetjen e komunës, duke e siguruar se asaj nuk do ti mungoj asgjë për jetesë.
“Apeloj tek të gjithë ata që kanë njohuri për raste të tilla, për familje në nevojë emergjente, për persona të moshuar të cilët nuk mund të dalin për tu furnizuar, qoftë për shkak të kushteve ekonomike, qoftë për shkak të kufizimit të lëvizjeve, ta njoftojnë komunën, pasi ne jemi 24 orë në ditë, në shërbim të qytetarëve dhe të gjitha rastet e tilla, të identifikuara do të ndihmohen, në çdo kohë dhe në çdo vend të territorit të Komunës së Malishevës”, ka thënë nënkryetari Berisha, duke ju bërë thirrje që të na kontaktojnë për raste të tilla të familjeve në nevojë, që nuk mund të lëvizin gjatë kësaj periudhe, për shkak të kufizimit të lëvizjes dhe sigurisë për të mbrojtur nga COVID-19./KlinaPress./

#rriNshpi
#rriisigurt