Connect with us

Lajme

Komuna e Prishtinës dënon ujësjellësin rajonal “Prishtina” me 2600 euro, nuk e rregulloi vendin ku kreu punën

Published

on

PEX HOST 728×90

Inspektorati i Komunë së Prishtinës ka dënuar Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit me 2600 euro për shkak të intervenimeve në infrastrukturën rrugore.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit, Adonis Tahiri, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka thënë se secila kompani që merr leje për intervenime në infrastrukturë, e ka për obligim ta kthej terrenin në gjendjen e mëparshme.

“Secila kompani që merr leje për intervenime në infrastrukturë, e ka për obligim ta kthej terrenin në gjendjen e mëparshme.

KESCO

Muaj më parë, i kemi paralajmëruar edhe publikisht, se nuk do t’i tolerojmë as kompanitë publike në rast se nuk iu përmbahen rregullave, vendimeve dhe pëlqimeve që marrin.

Sot është dënuar Ujësjellësi Rajonal “Prishtina”, për shkak të 13 intervenimeve që i kanë bërë në infrastrukturën rrugore, dhe nuk e kanë kthyer terrenin ne gjendjen e mëparshme.

Do të vazhdojmë me inspektime në të gjitha pjesët e qytetit, dhe kudo që hasim raste të tilla, do të ndërmarrim masa. Kompanitë publike rajonale, do duhej të ishin shumë më të përgjegjshme karshi qytetarëve të Kryeqytetit, ku edhe inkasimi i të hyrave të tyre është maksimal.”, ka shkruar në Facebook, Tahiri./KLINAPress/