Connect with us

Ekonomi

Komuna e Prishtinës reagon ndaj deklaratave të KRU ‘Prishtina’ rreth vërshimev

Published

on

Shell Banners

Komuna e Prishtinës ka reaguar ndaj deklaratës së KRU “Prishtina” e cila ka njoftuar konsumatorët e saj, se duke filluar nga Pallati i Drejtësisë, “Fshati Amerikan” dhe lagjja Veternik se aktualisht janë me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Në reagim thuhet se kjo komunë është duke i realizuar të gjitha projektet e investimeve kapitale për vitin 2019 në shtrirjen e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik nën pjesë të ndryshme të Prishtinës.

“Rruga ‘Gazmend Zajmi’, ‘Ali Pashë Tepelena’ dhe ‘Karl Gega’ – 778 mijë euro, lagjja ‘Pejton’ – 500 mijë euro, lagjja ‘Sofali’ – 1 milion euro, rruga ‘Llapi’ – 207 mijë euro, lagjja ‘Kolovica’ – 205 mijë euro, rruga ‘Shkelzen Haradinaj’ në Kolovicë – 350 mijë euro, lagjja ‘Taslixhe’ – 300 mijë euro, rruga ‘Hasan Remniku’ – 150 mijë euro, lagjja ‘Kalabria’ – 150 mijë euro, lagjja ‘Bregu i Diellit’ – 200 mijë euro, lagjja ‘Prishtina e Re’ – 320 mijë euro, lagjja ‘Qëndresa’ – 350 mijë euro, lagjja ‘Hajvalia’ – 800 mijë euro”, thuhet në njoftim.

KESCO

Komuna thotë se sanimi dhe mirëmbajtja e kanalizimit fekal është kompetencë e KRU “Prishtina” dhe për këto shërbime kjo kompani inkason të hyra çdo muaj nga qytetarët e Prishtinës.

“Për më tepër, Komuna e Prishtinës nuk jep leje për kyçje në rrjetin e kanalizimit në territorin e Prishtinës pa pëlqimin paraprak nga KRU ‘Prishtina’”, thekson njoftimi.

“Ua kujtojmë se më datë 4 korrik është dëmtuar tubi PE 250 mm me një gjatësi 140 metra, nga investitorë privat të cilët janë duke ndërtuar objekte kolektive në afërsi të Pallatit të Drejtësisë. Inspekcioni Komunal atë ditë ishte në vendngjarje dhe ka obliguar investitorin që të marrë masa sa më shpejtë në sanimin e gjendjes së krijuar. Për një kohë të gjatë nuk u morën masa konkrete edhe pse natyra e dëmtimit të tubacionit të ujit ishte e vështirë për sanim në kohë të shkurtër. Me këtë rast, duke mos parë asnjë interesim nga ana e palëve të tjera, KRU ‘Prishtina’ mori përsipër dëmin e shkaktuar nga dikush tjetër dhe e sanoi atë për hir që konsumatorët e zonave të lartcekura të mos mbesin pa ujë. Sanimi zgjati gjithë ditën, deri në mesnatë. Po atë ditë, iu është rekomanduar investitorit që të merren masa konkrete mbrojtëse që të parandalohet ndonjë defekt më i madh, me ç’rast sërish mund ta pësonin konsumatorët e atyre lagjeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /KLINAPress.com/