Lokale
Komuna Klinë: JASHANICA DHE SHTUPELI BËHEN ME ASFALT

JASHANICA DHE SHTUPELI BËHEN ME RRUGË TË ASFALTUAR
Ka filluar ndërtimi i rrugëve që lidhë fshatrat Shtupel dhe Jashanicë dhe rrugëve tjera në lagje të fshatit Jashanicë.
Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, me këtë rast theksoi se realizimi i këtij projekti përmbushë kërkesat e qytetarëve për të cilët asfaltimi i këtyre rrugëve është shumë i rëndësishëm, si për lëvizjen e lirë të tyre po ashtu edhe ka një ndikim pozitiv në aspektin ekonomik.
Edhe banorët janë shprehur të kënaqur me investimin i cili po fillon së realizuari dhe kanë falënderuar kryetarin për këtë projekt që ndikon në përmirësimin e kushteve të tyre.
Asfaltimi i rrugës Jashanicë Shtupel dhe rrugëve në lagjet e fshatit Jashanicë ka një kosto totale prej 295 mijë euro, ndërsa afati për përfundimin e punimeve është 100 ditë pune.
Po ashtu, Kryetari Elezaj ka inspektuar punimet që po realizohen në asfaltimin e rrugëve në fshatin Radullovc, ku ka kërkuar nga kompania punëkryerse që punimet të kryhen sipas cilësisë së paraparë në kontratë.