Lajme
Konfirmohen edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë, numri shkon në 86

Janë konfirmuar edhe 7 raste të reja me koronavirus në vendin tonë.
Është rritur numri i të prekurve me këtë virus në Kosovë, duke shkuar kështu në 86, shkruan ORAinfo.
Sipas njoftimit të IKSHP-së, të gjitha rastet janë nga Malisheva./ORAinfo/
Njoftimi i plote:
‘Sonte më 26.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive. Të gjitha rastet janë të njohura, të kontaktuara dhe në vetëizolim. Ekipet e IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftim./KlinaPress./