Connect with us

Lajme

Konjufca propozon shkarkimin e Vlora Çitakut dhe gjashtë ambasadorëve të tjerë

Published

on

ART MOTION

Ministri i Punëve të Jashtme e të Kosovës, Glauk Konjufca ka propozuar tërheqjen e misionit të shtatë ambasadorëve politik të Kosovës nëpër vende të ndryshme të  botës.

Ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku e gjashtë ambasadorë të tjerë.

Konjufca tha se që në fillim të mandatit është zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në ministrin të cilën tashmë ai  e udhëheq.

KESCO

Tutje ai tha se ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik të cilët e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Që në fillim të mandatit jam zotuar për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Një ndër hapat e radhës është edhe kërkesa për kthimin e ambasadorëve politik që e kanë përfunduar mandatin 4 vjeçar të paraparë sipas ligjeve në fuqi të Republikës se Kosovës.

Duke u bazuar në nenin 93, pika 8 dhe nenin 84 pika 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenin 13 të Ligjit nr.03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës (GZ. Nr 46/15 janar 2009) dhe bazuar në nenin 10 (paragrafi 9) të Rregullores për Shërbimin e Jashtëm dhe me qëllim të respektimit të nenit 7,7 të Ligjit Nr.03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës,( GZ.76, 10 gusht 2010), në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozoj tërheqjen nga misioni të këtyre ambasadorëve politik :

Znj. Vlora Çitaku

Z. Edon Cana

Z. Lirim Grejçevci

Z. Shpend Kallaba

Znj. Mimoza Ahmetaj

Z. Ylber Hysa

Z. Ramadan Avdiu