Connect with us

Lajme

Kontaminimi i ujit, Komuna e Kamenicës do të bëjë hetime

Published

on

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit

Komuna e Kamenicës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se kryetari Qëndron Kastrati pas shqetësimeve nga ana e qytetarëve për ujin e pijes, ka kontaktuar me KRU”Hidromorava”, për të bërë analizat e ujit.

“Me insistim të vazhdueshëm të komunës sonë, kanë filluar analiza të detajuara të ujit të pijshëm çdo ditë dhe menjëherë pas dyshimeve, krahas analizave të KRU “Hidromorava”, është kërkuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, të bëjë analiza të detajuara për të nxjerrë rezultate sa më të sakta.
Njëri prej puseve që furnizon një pjesë të qytetit të Kamenicës, ka dalë të jetë ujë i kontaminuar dhe fatmirësisht Komuna e Kamenicës ka ndërhyrë me kohë, ku pas kësaj është ndërprerë furnizimi me ujë në të gjitha pjesët e qytetit që furnizohen nga pusi në fjalë. Puset e tjera kanë ujë brenda parametrave normale dhe pas pastrimit, monitorimit e vërtetimit të cilësisë së ujit, do të vazhdohet me furnizim normal me ujë të pijes. Meqë është bërë ndërprerja e ujit, të gjithë qytetarët që kanë pasur nevojë urgjente për ujë, janë furnizuar me cisternë nga kompania e ujësjellësit”, thuhet në njoftim.

Nga dyshimet e para se përpos thatësirave të mëdha, mund të ketë edhe shkaktarë të tjerë, Komuna e Kamenicës do të bëjë hetim të hollësishëm për të zbuluar të gjitha shkaqet për të parandaluar përsëritjen e problemit.

“Banorët që kanë pasur vazhdimisht furnizim me ujë, kanë qenë jashtë zonës së kontaminuar por kemi kërkuar nga ta që deri në përfundimin e analizave përfundimtare, ta evitojnë ujin për pije.

KESCO

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publikë në Kosovë, KRU”Hidromorava” e inspektori sanitar nga Komuna e Kamenicës, do të jenë në terren edhe gjatë ditës së sotme për të vazhduar me analiza të ujërave edhe nga puset e tjera. Me këtë rast lusim qytetarët për durim dhe mirëkuptim deri në zgjidhjen finale të problemit”, thuhet në njoftim. /KlinaPress/