Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Koronavirusi ka prekur edhe Pepe Reinan?

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Pepe Reina thotë se kishte simptome të koronavirusit.
Portieri spanjoll Pepe Reina ka njoftuar se ka pasur simptomat e koronavirusit dhe ka inkurajuar njerëzit që t’i përmbahen kufizimeve.

Reina është huazuar në janar te Aston Villa në Premier League nga Milani. Ai ka luajtur gjashtë ndeshje me Aston Villan para se stinori në Angli të pezullohej shkaku i përhapjes së koronavirusit.

KESCO

“Unë kam pasur simptome të lidhura me koronavirus”, ka thënë Reina 37-vjeçar për “El Partiziado De Cope”.

“Kisha kollë të thatë, temperaturë dhe vështirësi me frymëmarrje gjatë këtyre ditëve. Por, po ndjehem më mirë tash. Unë vazhdimisht përcjelli lajmet në Spanjë, Itali dhe Angli. Kam shumë njerëz të afërt dhe kjo është arsyeja pse jam i interesuar të di se çfarë po ndodh dhe vendimet që po merren. Sa më tepër që të ndjekim kufizimet, aq më shpejt do të largohet. Duhet të kemi qasje serioze drejt izolimit. Jam i sigurt se do të dalim nga kjo situatë më të bashkuar dhe të fortë”./KlinaPress./

Radio Taxi Roberti Banners
Mëso shqip – MDIS