Sport
Kosova përfundon e 26-ta në Festivalin Olimpik për të Rinj në Baku, lë pas shtete të fuqishme

Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar në vendin e 26-të nga 50 shtete pjesëmarrëse në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019.
Ky sukses ka ardhur pas medaljes së artë të atletit Muhamet Ramadani.
Atleti nga Kosova e fitoi këtë medalje të artë në disiplinën hedhje e gjylës.
Ekipi ynë u përfaqësua në kryeqytetin e Azerbajxhanit me 18 sportistë të pesë sporteve të ndryshme, ndërsa fitoi një medalje.
EYOF-i i ardhshëm 2023 do të mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë. /KlinaPress/