Connect with us

Ekonomi

Kroacia aplikon për valutën euro

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Kroacia shpreson të bashkohet me mekanizmin e Kursit të Këmbimit të Evropës (ERM II), dhomën e pritjes dyvjeçare për kandidatët e Eurozonës. Zagrebi shpreson të bashkohet me mekanizmin e ERM II deri në mes të 2020 dhe më pas, të mund të miratojë pas tre vitesh edhe euron.

Një letër që mban firmën e ministrit të Financave, Zdravko Mariq dhe guvernatorit të Bankës Kombëtare të Kroacisë, shpreh interesin e qeverisë malazeze për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi. Ajo iu dërgua shteteve të Eurozonës dhe institucioneve të BE-së, e shoqëruar edhe me një plan mbi reformat që Kroacia do të ndërmarrë përpara se të bëhet pjesë e këtij mekanizmi.

Sipas Bankës Kombëtare Kroate, aplikimi për t’u bërë pjesë e këtij mekanizmi u mundësua nga “një përmirësim i ndjeshëm në reduktimin e pabarazive makroekonomike të vendit”.

KESCO

Rimëkëmbja ekonomike, rritja e eksporteve, rënia e nivelit të papunësisë, rregullimi i qëndrueshëm fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit të jashtëm janë të gjithë faktorë që kanë ndikuar që Kroacisë t’i jepej mundësia për të bërë aplikimin për t’u bërë pjesë e ERM II. Në marrëveshje me institucionet e BE-së, Kroacia u angazhua në zbatimin e reformave kryesisht në gjashtë fusha kryesore, si dhe në përmirësimin e administratës së sektorit publik dhe në reduktimin e barrës administrative dhe financiare për ekonominë. /KlinaPress/