Connect with us

Lokale

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, përkujton Mujë Krasniqin në 22 vjetorin e rënies heroike

Published

on

SIGMA Banners

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka përkujtuar rënien e komandantit Mujë Krasniqi dhe 40 dëshmorëve të kombit të rënë me 14 dhjetor 1998 në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

“Njëzetedy vite më parë ranë në altarin e lirisë e për të mbetur të pavdekshëm e pjesë e lavdishme e historisë tonë kombëtare komandanti i Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – “Kapuçi” dhe 40 bashkëluftëtarë të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Ishte kjo një humbje jashtëzakonisht e madhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe një plagë e madhe si për bashkëluftëtarët e tij e për tërë Kosovën, pasi “Kapuçi” përveç që ishte një luftëtar trim që tmerronte armikun, ai përmes këngës frymëzonte edhe bashkëluftëtarët duke i japur zemër bashkëluftëtarëve në misionin e tyre të shenjtë.

KESCO

Megjithëse humbja e tij që e madhe, lufta e trimave të UÇK-së e sakrifica e popullit liridashës shqiptar nuk u ndal deri në plotësimin e amanetit të dëshmorëve, lirinë e Kosovës.

Lavdi e mirënjohje përjetësisht dëshmorëve të kombit e të rënëve për lirinë e vendit!”, ka shkruar Elezaj në facebook.