Connect with us

Lajme

Kryetari i Komunës së Ferizajt lut qytetarët të respektojnë lëvizjen e kufizuar

Published

on

GorenjeKosova

Kryetari i Komunës së Ferizajt i ka lutur qytetarët të respektojnë lëvizjen e kufizuar

Kjo është thirrja e Aliut:

Bashkëqytetarë!

KESCO

Mos e hidhni poshtë durimin e deritanishëm!

Edhe pak javë na ndajnë nga tejkalimi i sfidës më të rëndë shëndetësore në shekullin e fundit – virusin COVID 19 apo i njohur si CoronaVirus-i.

Qëndroni në shtëpi, mbroni veten, familjen e shoqërinë!

Orari i ndalimit të qarkullimit duhet me doemos të respektohet, është për shëndetin e të gjithëve e orari ku na lejohet të qarkullojmë, nuk duhet të abuzohet për dalje të panevojshme, përveç furnizimet e domosdoshme me ushqime!

Ju ditët gjithherë të respektoni rregullin, unë kam bindjen se edhe këtë thirrje time do ta dëgjoni!

Ju në shtëpi, shëndeti i mbrojtur gjithsesi!