Connect with us

KlinaPress Tv

Kryetari i LV reagon për cilësinë e asfaltit në Klinë!

Published

on

Korporata Energjetike e Kosovës Banners

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE në Klinë, z.Xhafer Berisha, ka reaguar për cilësinë e punimeve të asfaltit që po shtrohet në Komunën e Klinës, këtë vit.

Çelja e barishteve në asfalt, çarja e asfaltit të ri në rrugën “Mirush Daka” një javë pasi është shtruar siç duket kanë ngjallur pakënaqësi në partnerët e koalicionit.

Z. Berisha ka kerkuar përgjegjësi për këto dëme, pasi sipas tij, qytetari i Klinës siç duket po paguan çmim të dyfisht për shtrimin e një rruge.

KESCO

Ndonëse në koalicion, z. Berisha u zotua se LV do të qëndrojnë anash dhe do të kundërshtojnë çdo keqperdorim që sjell dëm në rend të parë, qyetarit të Klinës.

Sipas disa burimeve të Klina.info, partnerët e koalicionit nuk janë në ditët e tyre më të mira dhe siç duket kreu i LV në Klinë ka thyer heshtjen përmes këtij reagimi.

Postimin e plotë të z.Berishes mund ta lexoni më poshtë:/KlinaPress/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2433076893389508&id=100000616634344