Connect with us

Lajme

Kryetari i Obiliqit: Dy të infektuarit janë absolvent të Mjekësisë – po kontribuojnë të mos përhapet

Published

on

Schengen Visa

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë që gjendja e dy të infektuarve me koronavirus nga kjo komunë është stabile.

Gashi edhe ka bërë me dije se këta të dy janë absolventë të fakultetit të Mjekësisë, dhe se ata vet po kontribuojnë që virusi të mos përhapet, shkruan gazeta inFokus.

Gashi ka treguar që ata vet janë izoluar në shtëpi.

KESCO

“Ekipet mjekësore të QKMF-së dhe drejtori i QKMF-së, Haki Jashari, po qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët në fjalë dhe se gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Po ashtu edhe nga Statcioni Policor në Obiliq nga të dhënat e fundit kanë vlerësuar se gjendja është e qetë, është fat i mirë që të dy pacientët e infektuar janë absolventë të fakultetit të Mjekësisë, andaj edhe ata po kontribojnë në parandalimin e përhapjes së këtij virusi, duke u vetizoluar dhe qëndruar në shtëpi”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Gashi, gjithashtu ka shtuar se kjo komunë është në gjendje gatishmërie t’iu ofrojë ndihmë personave të prekur nga koronavirusi i ri.

Në fund, ai ka kërkuar nga qytetarët e Obiliqit që t’i respektojnë masat e nderëmarrura deri më tani dhe të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, duke u kujdesur për shëndetin e tyre.

Dy të infektuarit që janë të fejuar kishin ardhur nga Londra në Kosovë e u detektuan nga shërbimet shëndetësore në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”./Gazeta inFokus/