Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Kur pritet të rifillojë Premierliga?

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Premierliga pritet ta shtyjë sërish datën e rikthimit.

Data e rinisjes së kampionatit të Premierligës pritet të shtyhet sërish, përderisa të gjitha klubet e Premierligës do të takohen me autoriteteve qeverisëse për ta marrë një vendim gjatë të premtes.

Të gjitha 20 klubet e Premierliga do të takohen përmes një video-konference gjatë ditës së sotme dhe BBC Sport raporton se të gjitha klubet nisen për në këtë takim me synimin për ta shtyrë kthimin e kampionatit për një datë të mëvonshme, përderisa aktualisht sezoni është i suspenduar deri më 30 prill, transmeton Express.

KESCO

Premierliga pritet ta shtyjë datën e kthimit deri në maj, ose ta ndjekë hapin e Spanjën dhe Francës, të cilat kanë vendosur që t’i pezullojnë kampionatet vendore pa e caktuar një datë për kthimin e ligave.

Italia ka sugjeruar se Serie A do të mundë të kthehet në fund të majit, mirëpo kjo është vlerësuar si më optimiste sesa që duhet nga autoritetet qeveritare dhe eksperketet e epidemiologjisë.

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, e shkroi një letër të përbashkët me Shoqatën e Klubeve Evropiane dhe Ligat Evropiane, duke u kërkuar Federatave anëtare që të mos nguten të vendosin për fatin e sezoneve aktuale, duke i anuluar ato siç ka ndodhur në Belgjikë.

Federatave u është thënë se anulimi i parakohshëm i kampionateve vendore pa konsultim me UEFA-n do të çojë drejt dorëzimit të vendeve kualifikuese për Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Shtyrja e datës së kthimit të Premierligës do t’ua jepte mundësinë klubeve angleze t’i ofronin stadiumet e tyre dhe stafin mjekësor për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor, duke e ditur se ata janë në nevojë urgjente për ndihma të tilla./KlinaPress./