Connect with us

Shëndetësi

Kur të shkojmë në shtrat dhe sa të flemë gjumë për të pasur dukjen e dëshiruar

Published

on

Pex Host Big

Shkencëtarët kanë konstatuar që gjumi i cili zgjat 9 orë e 10 minuta ka efekt optimal në dukjen fizike

Lëkurën e bën më të shkëlqyeshme, sytë janë më pak të turbullt, ndërsa teni me kalimin e kohës bëhet më i shkëlqyeshëm, transmeton Telegrafi.

KESCO

Nëse dëshironi që shkuarja për të fjetur gjumë të ketë efekte maksimale të“gjumit të mirë”, koha optimale për të shkuar në shtrat është në orën 21:45, ndërkaq zgjimi më i mirë në orën 6:55.

Pra, efekti më i mirë për dukjen tuaj fizike do të ketë gjumë mesatar prej 9 orësh e 10 minuta.

E kanë përcaktuar këtë shkencëtarët britanikë, në bazë të hulumtimit mbi efektet e gjatësisë së gjumit në dukjen fizike, të cilin e kanë bërë për kompaninë britanike “Sealy UK”, e cila merret me prodhimin dhe shitjen e krevateve.

Te të intervistuarit të cilët kanë fjetur 9 orë e 10 minuta është vërejtur që lëkura u është më e shkëlqyeshme dhe që kanë shikim më të kthjellët dhe përgjithësisht ten më të bukur.

Edhe pse koha e shkuarjes në krevat shumë më herët sesa ajo me të cilën shumica e njerëzve të rritur janë mësuar, eksperti i gjumit, Neil Robinson, thotë se shumica shpenzojnë shumë para për t’u dukur dhe ndier mirë, ndërkaq harrojnë që gjumi cilësor i natës bën çudira për dukjen tonë të përgjithshme.

“Me atë rast duhet marrë parasysh edhe cilësinë e gjumit dhe të bëhet çdo gjë që është e mundshme në mënyrë që të krijohet ambienti në të cilin mund të flini këndshëm dhe qetë”, ka theksuar Robinson për gazetën britanike “Mirror”. /KlinaPress/

 

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *