Connect with us

Lajme

Kurti ironizon me drejtësinë në Kosovë, tregon “telefonatën ndërmjet Prokurorisë dhe Konjufcës”, për Thaçin e Veselin

Published

on

COVID-19

 

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një statusi në Facebook ka imagjinuar një telefonatë, të cilën siç ka thënë ai do të ishte “shumë e thjeshtë dhe e qartë – vetëm sikur të ishte e vërtetë”.

Në telefonatën e imagjinuar, Kurti ka vënë në dialog dy personazhe, një person nga Prokuroria e Shtetit të Kosovës, si dhe deputetin e Vetëvendosje, Glauk Konjufca.Sipas telefonatës, një zyrtare nga Prokuroria do të telefononte deputetin Konjufca për ta njoftuar rreth një Kallëzimi Penal që kanë bërë me datë 25 prill 2019, në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

KESCO

Postimi në Facebook i Albin Kurtit (Foto: Screenshoot/FB)

Ndryshe, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe nënkryetari i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca kishin dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë kundër Presidentit Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kurti kishte thënë se këtë kallëzim po e bëjnë për shkak të deklarimeve të rrejshme që sipas tij presidenti Thaçi dhe kryeparlamentari Veseli kanë dhënë më 28 dhjetor të vitit 2018.

Ndërsa kryetari i grupit parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca, kishte theksuar se ajo që kanë bërë Thaçi dhe Veseli është që të luftohet Lëvizja Vetëvendosje.Sipas tij, me këtë presidenti dhe kryeparlamentari kanë bërë përpjekje për eliminimin e LVV-së.

Ndër të tjerash Konjufca kishte thënë se besojnë që ka prokurorë të guximshëm që mund ta çojnë përpara këtë rast. /KlinaPress/