Connect with us

Lajme

Kurti konfirmon se do ta takojë sot Thaçin, nuk do t’i shtrëngojnë duart

Published

on

SIGMA Banners

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot në orën 15:00 e takon Presidentin Hashim Thaçi, vetëm se nuk do t’i shtrëngojë duart me të.

Kurti e ka lajmëruar publikisht presidentin Thaçi se nuk ia jep dorën në takimin që e konfirmoi se do të ndodhë sot, transmeton Gazeta Express.

“Sot do të ketë takim. Unë kam deklaruar se të premten pasdite do të mund të takohemi dhe do të takohemi në orën 15:00 por pa shtrëngim duarsh”, ka thënë Kurti.

KESCO

Kryeministri ditë më parë ka njoftuar se nuk do të përshëndetet me shtrëngim duarsh, si masë parandaluese për shkak të rrezikut të shpërndarjes së koronavirusit./KlinaPress./