Connect with us

Lajme

Kurti njofton se partisë së tij i është bashkuar Taulant Kryeziu, ekspert në fushën e integrimit evropian

Published

on

GorenjeKosova

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka njoftuar se partisë i është bashkuar Taulant Kryeziu, i cili është ekspert në fushën e integrimit evropian.

Kurti në një shkrim të bërë në Facebook, i ka uruar mirëseardhje në parti, Taulant Kryeziut.

Ai ka thënë se Taulanti është një zë i rëndësishëm në diskursin publik për çështjet që lidhen me proceset integrues në BE, si dhe rrugën kushtetuese të procesit të dialogut me Serbinë.

KESCO

“Taulant Kryeziu është një nga ekspertët tanë më të shquar në fushën e integrimit evropian. Taulanti ka përvojë dhjetë vjeçare nga institucionet publike, akademia dhe shoqëria civile në fushën e integrimit në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton KlinaPress.

Ai ka theksuar se me aderimin e Taulant Kryeziut, Vetëvendosje do të lëviz më shpejt e sigurt drejt fitores së madhe.

Shkrimi i plotë:

“Taulant Kryeziu është një nga ekspertët tanë më të shquar në fushën e integrimit evropian. Taulanti ka përvojë dhjetë vjeçare nga institucionet publike, akademia dhe shoqëria civile në fushën e integrimit në Bashkimin Evropian.

Taulanti ka qenë bashkë-themelues i Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), si dhe bashkë-themelues dhe Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Institutit Kosovës për Politikat Evropiane (EPIK). Po ashtu, ai ka qenë pjesë e botës akademike si ligjërues në universitetin publik dhe disa kolegje private në Kosovë. Në kuadër të proceseve shtet-ndërtuese ai ka pasur rol kyç këshillues gjatë negociatave të Marrëveshjes Stabilizim Asocimi në mes Kosovës dhe BE-së.

Taulanti ka mbaruar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, çmimin student i dalluar, dhe MSc nga Shkolla Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër (LSE).

Taulanti është një zë i rëndësishëm në diskursin publik për çështjet që lidhen me proceset integrues në BE, si dhe rrugën kushtetuese të procesit të dialogut me Serbinë. Puna e tij hulumtuese dhe qëndrimet e tije publike janë mbuluar vazhdimisht në media kryesore të vendit.

Taulanti është i biri i Ali Kryeziut, Jurist, diplomat, i dënuar me 5 vjet burgim të rëndë, si pjesëtar themeltar i “Grupit të Intelektualëve”, së bashku me Ukshin Hotin, Ekrem Kryeziun, dhe Halil Alidemen. Taulanti është nipi i dëshmorit te kombit Dr. Halil Berishës.

Me Taulantin në VETËVENDOSJE! lëvizim më shpejt e sigurt drejt fitores së madhe”./KlinaPress/