Connect with us

Lajme

Kusari-Lila: Presidenti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për lajmin e rremë

Published

on

Princ Caffe Banners

Deputetja e Grupit Parlamtar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se politika e brendshme dhe politika e jashtme e shtetit nuk duhet të jenë garë midis udhëheqësve shtetërorë.

Kryetarja e Alternativës në një postim në Facebook ka shkruar se mungesa e koordinimit dhe “garimi” me njëri – tjetrin për më shumë se një dekadë në Kosovë gjithmonë e ka dëmtuar Kosovën dhe kurrë nuk i ka sjellë ndonjë të mirë vendit.

Sipas saj, rasti i fundit i (mos)njohjes nga Xhamajka nuk është asgjë tjetër, pos një teke e Presidentit të vendit të ngutet dhe tregojë suksesin e veprimeve të tij në shërbimin e jashtëm, në ditën kur Ministri i Jashtëm shkarkoi konsujt e emëruar jashtëligjshëm në këtë dikaster.

KESCO

“Për fat te keq për Kosovën vetëm brenda pak orëve, u demantua Presidenti, ndërsa e tërë Kosova u bë pre e edhe një ‘fake news’. Presidenti nuk i bëri nder aspak Ambasadores Çitaku, në fakt, ai e ekspozoi atë keqas para strukturës së re politike në Kosovë. Presidenti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për këtë lajm të rremë. Ai duhet të marrë këtë ‘mësim’ dhe ta kuptojë se çfarë mund të ndodhë me vendin nëse e përdor të njëjtën politikë në vazhdimësi edhe në dialogun me Serbinë dhe komunikimin paralel me partnerë tjerë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Kusari-Lila tutje ka thënë se Kosova e vogël me shumë “mbretër” duhet të kthehet në Kosovën funksionale me Qeverinë dhe institucionet e përgjegjshme ndaj obligimeve që i kanë për qytetarët e tyre./KlinaPress./