Connect with us

ShowBiz

Kush është Miley Cyrus që po vjen në Kosovë?

Published

on

Pex Host Big

Aktorja dhe këngëtarja Miley Cyrus, vajza e yllit të viteve të 90-ta Billy Ray Cyrus, fitoi famë në moshë të re qysh nga seria amerikane, “Hannah Montana” dhe vazhdoi të bëhej një artiste jashtëzakonisht e suksesshme.

Kush është Miley Cyrus?

E lindur në vitin 1992 në Franklin, Tennessee, Miley filloi të punonte në moshë të re, duke luajtur rolin kryesor në shfaqjen e Disneyt, “Hannah Montana”, në vitin 2004. Cyrus vazhdoi të publikojë disa albume të suksesshme, përfshirë “Breakout” (2008) dhe “Can’t be tamed” (2010). Ndërkaq, “Wrecking Ball”, i lansuar në vitin 2013 u bë hiti i saj i parë në SHBA me një video tejet kontroverse. Së bashku me punën në radio, ajo shërbeu edhe si trajnere për dy sezone në “The Voice”.

KESCO

Fëmijëria e hershme dhe karriera

Cyrus u rrit në një fermë familjare, pranë Nashville, Tennessee, me dy vëllezërit dhe motrën. Ajo ishte e pasionuar për të nisur karrierë në moshë të re, e cila njëherësh u shfaq edhe në serinë televizive të babait të saj, “Doc” dhe në ‘Tim Burton’s Big Fish”.

“Hannah Montana”

Miley Cyrus (Foto: Nova FM)

Në vitin 2004, ishte përzgjedhur për të luajtur rolin e “Hannah Montanas”, në mesin e 1000 të tjerëve, të cilët po garonin bashkë me të. Seriali përmbante një yll të ri (Montana) që e fshihte identitetin e saj të famshëm për të qenë një adoleshente në jetën reale (Stewart). Për të vazhduar me xhirimet, e gjithë familja u zhvendos në Los Angeles, Kaliforni. Ylli në rritje, lansoi edhe një album të suksesshëm “Hannah Montana” në vitin 2006.

Në vitin 2007 po ashtu është publikuar albumi i dyfishtë i Cyrus, “Hannah Montana 2: Meet the Miley Cyrus”, me ç’rast bëri që të fillojë turneu më i mirë në karrierën e saj, me një rekord të shitjeve. Koncerti rreth filmit mblodhi 31.3 milionë dollarë vetëm gjatë hapjes në shkurt të vitit 2008.

Albumi dhe hitet

‘Breakout’, ‘The Time of Our Lives’, ‘Can’t Be Tamed’

Albumi i dytë i Cyrus, “Breakout”, u bë një hit i madh në vitin 2008, duke arritur në krye të listës së albumeve pop. Vitin tjetër ajo solli EP, “The time of our lives”, duke i shfaqur hitet “Party in the U.S.A” dhe “When I look at you”. Ajo cilësohet si këngëtare shumë e suksesshme deri më sot, me më shumë se 5.38 milionë kopje dhe me një vend në mesin e artistëve me këngët më të shitura të të gjitha kohërave. Ylli i ri e ndoqi atë sukses me publikimin e një albumi të ri në vitin 2010 i quajtur, “Can’t Be Tamed”.

‘We Can’t Stop,’ ‘Wrecking Ball,’ ‘Bangerz’

Cyrus u përpoq të largohej nga personazhi i saj Hannah Montana, teksa shkurtoi flokët dhe erdhi me një model krejtësisht tjetër, por askush nuk kishte menduar që do shkonte edhe aq larg.

Në MTV Video Music Awards (VMAs) në gusht 2013, Cyrus habiti audiencën me performancën e saj interesante gjatë “We can’t stop”. E njëjta ishte shfaqur lakuriq në videon e projektit pasues, “Wrecking Ball”. Sidoqoftë, polemika e zhurmshme dukej të rriste shitjet e albumit të katërt të stilit të Cyrus, “Bangerz”, i lansuar në tetor të vitit 2013. Ndërkohë, “Wrecking Ball” u bë kënga e saj e parë amerikane në krye të top-listave dhe fitoi çmimin si “Videoja e vitit” në VMA.

Filmat dhe Televizioni

‘The Last Song,’ ‘LOL,’ ‘So Undercover’

Në vitin 2010 Cyrus luajti në filmin e zhanrit romancë, “The Last Song”, një film i bazuar në një roman me të njëjtin emër nga Nicholas Sparks. Ky film ishte kryesisht për të rinjtë dhe aty aktorja njohu edhe dashurinë e jetës së saj, aktorin Liam Hemsworth. Miley ka luajtur edhe në disa filma të tjerë përfshirë “LOL’, “So Undercover”, “The Night Before”, “A Very murray Christmas” e “Crisis in Six Scenes”.

‘The Voice’

Krahas karrierës prej aktoreje, ajo tashmë ishte bërë edhe një veterane e ekranit të vogël, gjersa mori detyrën si një nga trajneret më të reja femra në sezonin e njëmbëdhjetë të “The Voice”, bashkë me Alicia Keys. Cyrus u largua në fund të sezonit, por u kthye për të trembëdhjetin në vitin 2017.

Asaj iu dha edhe një rol i rëndësishëm në sezonin e pestë të serisë së antologjisë së Netflix, “Black Mirror”, premiera e të cilit ishte në qershor të këtij viti.

Romancat dhe martesa e saj me Liam Hemsworth

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Cyrus, e cila ka bërë tituj për jetën e saj romantike, fillimisht me Nick Jonas të grupit muzikor “Jonas Brothers”, në vitin 2007, ajo ishte gjithashtu në lidhje edhe me modelin Justin Gaston dhe aktorin Carter Jenkins. Në qershor të vitit 2012, pas tre viteve të takimit, Cyrus është fejuar me bashkëshortin e saj të tanishëm, aktorin dhe yllin e “Hunger Games”, Liam Hemsworth. Çifti u ndanë në shtator të 2013, edhe pse më vonë rindezën marrëdhënien dhe u martuan më 23 dhjetor të vitit të kaluar.

Librat

Në vitin 2009, Cyrus dha një vështrim për jetën e saj me autobiografinë, “Miles to Go”, duke paraqitur fotot e papublikuara të saj, tregimet e familjes dhe një vështrim për më të dashurit. Në një deklaratë, Miley tha për librin: “Unë jam shumë e emocionuar që t’i lejoj fansat të dinë më shumë rreth lidhjes time me familjen. Shpresoj që t’i motivojë nënat dhe vajzat të ndërtojnë së bashku jetë të kujtimeve dhe të frymëzojnë fëmijët rreth botës për të jetuar ëndrrat e tyre”.

Krahas gjithë kësaj, karrierës së bujshme ia ka shtuar edhe një performancë në vendin tonë, derisa dje është konfirmuar pjesëmarrja e bukuroshes amerikane në festivalin “Sunny Hill”, të organizuar nga Dukagjin Lipa, babai i artistes Dua Lipa.

Dua ka sjellë një video në Instagram, gjersa ka njoftuar se në festival do jetë e pranishme edhe Miley.

Cyrus do të vijë për herë të parë në Kosovë dhe natyrisht se fansat e saj shqiptarë mezi po e presin./KlinaPress.com/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *