Connect with us

ShowBizzi/Ndërkombëtarë

KYLIE JENNER IU BËN THIRRJE FANSAVE: ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË VETË-IZOLOHEMI TANI

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Modelja me famë botërore, Kylie Jenner, nuk është e qetë pas përhapjes së coronavirusit në mbarë globin.

Ajo ndau së fundmi me 166 milionë ndjekësit e saj në Instagram, shumë prej të cilëve janë të rinj një postim që të mos mendojnë se janë në rrezik për përhapjen e virusit që ka marrë jetën e 100 amerikanëve deri më tani.

Kylie Jenner, 22 vjeçe, u bëri thirrje fansave të saj të ‘karantinohen’ duke shtuar se të gjithë duhet të grumbullohemi për të mos ‘rrezikuar’ veten ose të tjerët, shkruan DailyMail.

KESCO

Sipërmarrësja e produkteve të kozmetikës, e cila ka fitime neto prej një miliardë dollarësh e ndau postimin e saj në një sfond të kuq dhe portokalli duke shtuar një zemër të bardhë.

“Shpresoj që të gjithë të ndjehen mirë!”, filloi shkrimin Kylie.

“Është kaq e rëndësishme tani për t’u futur në karantinë për të siguruar që nuk po rrezikojmë veten ose askënd që nuk mund të afektohet me këtë virus”, vazhdoi ajo.

Kylie ka njerëz që janë shumë të rrezikuar në familjen e saj. Gjyshja e saj është 85 vjeçe dhe nëna e saj, Kris është 64 vjeçe.

Ylli duket se po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj Hidden Hills, Kaliforni, me fëmijën e saj Stormy dhe të dashurin e saj, Travis Scott.

Ajo nuk është parë në ndonjë dalje publike prej më shumë se një jave dhe postimet e saj në rrjetet sociale janë rralluar. /Telegrafi/