Connect with us

Shëndetësi

Lajm i mirë: Arrijnë në QKUK barnat që SHBA i përdori kundër koronavirusit

Published

on

Pex Host Big

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) është furnizuar me dy barna, të cilat sipas presidentit amerikan Donald Trump, në SHBA kanë dhënë rezultate të mira te trajtimi i pacienteve me COVID 19.

Bëhet fjalë për blerjen e 240 dozave chloroquine dhe për 200 tjera të barit Azithromycin të cilat mësohet se i kanë marrë donacion.

Kjo është konfirmuar për Kohën nga Zyra e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu. Madje mësohet se ditëve në vijim pritet të blihen edhe sasi tjera të këtyre barnave.

KESCO

Barnat në fjalë janë liferuar sot në QKUK.

Këto dy barna nuk janë të reja, por disa shtete kanë thënë se kombinimi i tyre ka dhënë rezultate pozitive te pacientët.

Koha kishte mësuar nga burimet se tashmë janë porositur nga 400 doza prej këtyre produkteve./KlinaPress./

Radio Taxi Roberti Banners
Radio Taxi Roberti Banners