Connect with us

Sport

Lajm shumë i rëndësishëm për tifozët e Milanit

Published

on

Schengen Visa

Ka ardhur një lajm mjaftë i rëndësishëm për tifozët e Milanit.

Mesfushori kroat, Luka Modric, është lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në qytetin e Milanos, me Inter dhe Milan si destinacione të mundshme.

Skuadra e Milan është ajo që së fundmi ka distancuar vetën në raport me shërbimet e Luka Modric, duke thënë se nuk do të jetë e gatshme të nënshkruajë me lojtarin.

KESCO

Ishte Zvonimir Boban ai që ka përsëritur qëndrimet e Paolo Maldini, duke thënë se ‘Rosoneri’ nuk do të sigurojnë shërbimet e Modric.

“20 ditë më herët Maldini ka deklaruar se Modric nuk do të jetë një lojtar i Milan” ka thënë Boban për ‘Gazzetta dello Sport’.

“Por, dua të përsëris se lojtari më i mirë në botë për edicionin e kaluar, nuk do të jetë lojtari ynë” ka thënë tutje kroati.

Afati kalimtar në Spanjë mbetet i hapur deri më 2 shtator, por duket se kjo nuk do t’i hyjë në punë Milanit./KlinaPress/