Connect with us

Lajme

LDK injoron thirrjet, aktivizon mocionin për rrëzimin e Kurtit

Published

on

Pex Host Big

Lidhja Demokratike (LDK) është bërë e shurdhër ndaj thirrjeve të qytetarëve me protesta, shoqërisë civile, shumë diplomatëve, e madje edhe të një numri deputetësh të vet, për të mos shkuar më tej me nismën për ta rrëzuar Qeverinë, në kohën kur Kosova është prekur nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 që deri tash, ka vrarë mbi 11 mijë njerëz gjithandej botës.

Kjo parti ka deponuar të premten në Kuvend mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës formalisht është, shkruan sot koha.

E ka bërë këtë, pavarësisht se kryeministri Albin Kurti ka përmbushur pjesshëm të premten një nga dy kërkesat e partnerit kryesor që e ka në koalicion, LDK-së, me të cilat është kushtëzuar tërheqja nga mocioni.

KESCO

Në një mbledhje të Qeverisë, të realizuar në distancë, me votat e anëtarëve të kabinetit qeveritar nga radhët e LVV-së, si dhe të ministres Emilia Rexhepi, por pa ndonjë votë të anëtarëve nga radhët e LDK-së, e me abstenimin e dy ministrave të Listës Serbe, është marrë vendimi që të hiqet tarifa 100 për qind ndaj lëndës së parë që importohet nga Serbia./KlinaPress./