Connect with us

Lajme

LDK: Zëvendëspresidenti i PE-së përkrah kandidimin e Vjosa Osmanit për kryeministre

Published

on

Princ Caffe Banners

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian Rainer Wieland, i ka dërguar një letër kandidates së LDK-së për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Në letrën e bërë Wieland uron Vjosa Osmanin për nominimin, duke shtuar se ky është nominimin historik që sipas tij, do ta bëjë atë kryeministren e parë grua në Kosovë.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të Rainer Wieland të publikuar nga LDK:

KESCO

“E nderuara znj. Osmani, e nderuara kolege,

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi të ju uroj sinqerisht për nominim tuaj nga LDK-ja për postin e Kryeministres! Rezultati madhështor i zgjedhjes brenda LDK-së për nominimin tuaj ka treguar mbështetjen dhe besimin e partisë suaj.

Me përvojën tuaj dhe angazhimin e vazhdueshëm kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit – dhe me LDK-në si një nga partitë politike më të vjetra dhe më të mëdha në Kosovë – jam i sigurt që rruga për sukses është shtruar.

Jam i kënaqur që kam pasur rastin të takohem me ju disa herë dhe herën e fundit gjatë qëndrimit tim të fundit në Kosovë në qershor 2019.

Unë do të udhëtoj për në Kosovë në fillim të zgjedhjeve dhe shpresoj që do të kemi rastin të takohemi dhe të diskutojmë projektet e ardhshme.

Ju dëshiroj gjithë të mirat, shumë sukses, dhe ky nominim historik do të ju bëjë Kryeministren e parë grua në Kosovë.

Sinqerisht i juaji,

Rainer Wieland.” . /KlinaPress/