Connect with us

Sporti/Ndërkombëtarë

Legjenda gjermane i bllokuar në Dubai, Matthaus: Nuk rikthehem dot në shtëpi

Published

on

Shell Banners

Lothar Matthaus është një legjendë e gjallë e futbollit gjerman. Ish-kampioni i botës dhe fituesi i “Topit të Artë” në vitin 1990, njëkohësisht fituesi i disa trofeve me Bayern Munchen dhe Inter, ka mbetur i bllokuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Përhapja e koronavirusit ka mbyllur kufijtë e shumë shteteve dhe numri i fluturimeve është reduktuar ndjeshëm. Matthaus rrëfen situatën e pazakontë në një prononcim për Sportbuzzer, por pranon se ndihet më i sigurt në Dubai se sa në vendlindje.

Nuk mund të kthehem në Budapest, aty ku është rezidenca ime kryesore prej 16 vitesh. Hungarezët kanë mbyllur kufinjtë dhe nuk mund të shkoj në shtëpinë time. Gruan e kam ruse, ajo e ka të vështirë të futet në Gjermani, pasi nuk ka dokumente europiane.

KESCO

Nuk mund të kthehem as në Mynih, në shtëpinë time të dytë. Opsioni i fundit janë aeroplanët privatë. Është një situatë shumë stresuese. Kam marrë vesh që shumë njerëz janë infektuar në Gjermani, aktualisht ndihemi më të sigurt në Dubai”, deklaron Matthaus. /KlinaPress./