Connect with us

Lajme

Limaj prezanton edhe një aderim, thotë se Sopjani do të jetë edhe këshilltar i tij në garën për kryeministër

Published

on

Mëso shqip – MDIS

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherit kandidat për kryeministër, në një konferencë për medie ka njoftuar për aderimin e radhës që sot i është bashkuar kësaj partie.

Bëhet fjalë për profesorin Enver Sopjani, që sot i është bashkuar Nismës, e të cilin Limaj e vlerësoi lartë, si një intelektual të dëshmuar në shkencë, politikë dhe jo vetëm.

I pari i Nismës tha se profesori Sopjani, që nga sot do të jetë edhe këshilltar i tij në garën për kryeministër të vendit.

KESCO

“Detyrat që e presin shtetin e Kosovës kanë shumë nevojë edhe për përvojën dhe përgatitjen profesionale të profesorit Sopjani, që ka të mbaruar dy doktoratura në fushën e Shkencave Politike dhe Juridikut dhe ka punuar në pesë universitete të njohura në Gjermani”.

“Kosova që deri dje ka marrë ndihmë nga diaspora, sot po merr sinjale edhe më të fuqishme, që burrat tanë atje, po kthehen dhe po i bashkohen organizimeve tona politike për të dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës, e shembulli më i mirë është profesor Sopjani që sot po i bashkohet familjes tonë socialdemokrate”, tha në fund kandidat për kryeministër Limaj.

Ndërsa, profesor Sopjani e falënderoi Limajn për besimin e dhënë për të rrugëtuar së bashku politikisht.

Ai tha se “ndihet shumë i lumtur që sot po i bashkohet Nismës, si një parti që ka orientim social, që angazhohet për çështje sociale dhe kombëtare për të cilat Kosova ka nevojë më së shumti, e të cilat i kam parë vetëm tek kryetari Limaj”. /KlinaPress/